Një çift turistësh nga Izraeli, humbën kontaktet për orë të tëra, teksa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, për të bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e tyre. Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe u shoqëruan nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt. Autoritetet bëjnë me dije se dy turistët me origjinë nga Izraeli janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.