Teksa Greqia vijon luftën me flakët e zjarrit që kanë shkaktuar disa viktima dhe dëme kolosale në ekonomi, një situate e ngjashme është regjistruar së fundmi edhe në Kanada. Një zjarr I rënë në një pyll ka bërë që një qytezë me rreth 4000 banorë në Kanada të evakuohet. “Kushdo që qëndron në Hay River rrezikon jetën e tij”, theksohet në paralajmërimin e dhënë nga autoritetet lokale. Banorëve iu kërkua të shkojnë në aeroportin Merlin Carter dhe të presin atje për udhëzime të mëtejshme.