Rreth 80 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, 20 zjarrfikës, ekipet e emergjencave civile, banorë të zonës si dhe punonjës të ADZM-së janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit në përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit që prej pesë ditësh po përfshin malin e fshatit Dukat.