Top News/ Zjarret rrethojnë Athinën/ Kryeqyteti grek ‘pushtohet’ nga tymi, evakuuohen banorët
12/08/2024 11:15

Prej mesditës së të dielës një re e madhe tymi ka përshkruar kryeqytetin e Greqisë, pas zjarreve të përmasave të mëdha në periferi të Athinës. Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në verilindjen e Atikës, periferisë së kryeqytetit grek duke djegur dhjetëra shtëpi, makina dhe hektarë të tëra tokë pyjore e bujqësore, ndërsa shtrirja e saj ka arritur një distancë deri në 30 km. Qindra zjarrfikës u përpoqën të mos lejojnë flakët të kalojnë tek zonat e banuara deri në mëngjes kur filluan të operojnë mjetet nga ajri. Dhjetëra banorë nga 11 qyteza dhe fshatra janë lajmëruar dhe urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi flakët në shumë vende arrijnë në 25 metra, ndërsa era fryn me fuqi 8 ballë. Flakët tashmë janë 500 metra nga Grammatiko, fshat që ishte evakuuar më herët, ndërsa janë urdhëruar të evakuohen banorët në Drafi, Dhioni, Dasamari si dhe ata të Pentelit dhe Nea Pentelit, bashkë me 400 fëmijët e një kampi si dhe pacientët e Spitali Ushtarak 414. Autoritetet kanë njoftuar se situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa mbrëmjen e të dielës ishte e pamundur ndërhyrja nga ajri. Sakaq në terren po operojnë 560 zjarrfikës me 177 automjete, 16 grupe vullnetarësh si dhe 32 mjete ajrore, 17 avionë dhe 15 helikopterë. Në zonën e Varnavës, ku nisi dhe zjarri janë djegur të paktën 20 shtëpi dhe flakët kanë mbërritur në një distancë të afërt në zonën e Nea Makrit. Vetë kryeministri grek Mitsotakis ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer nga Kreta në Athinë, për shkak të situatës kritike. Autoritetet po bëjnë përpjekje për të shpëtuar edhe kafshët duke i strehuar përkohësisht në një qendër koordinimi. Sipas shërbimit sinoptik kombëtar distanca në të cilën ka shkuar reja e tymit nga zjarret, llogaritet të jetë më shumë se 300 km. Greqia ka regjistruar dimrin më të ngrohtë të regjistruar në dhjetëvjeçarët e fundit.

Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46