Partia Demokratike ka reaguar pas shpërndarjes së dekoratave nga kryeministri Edi Rama për punonjësit e zjarrfikëses dhe ekipit të Emergjencave, në luftën që bënë me zjarret, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se ata nuk kanë nevojë për medalje por për kushte më të mira pune e mjete kundër zjarreve.