Dhjetëra efektivë janë angazhuar në terren për shuarjen dhe neutralizimin e zjarreve në qarkun e Shkodrës. Prej disa ditësh janë aktive disa vatra, ndërsa këtë të premte ka rifilluar operacionin për shuarjen e plotë të vatrës në fshatin Theth, ku janë angazhuar 20 efektivë të forcave të armatosura.