Zjarrët që kanë përfshirë fshatin Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë, vijojnë të jenë aktive, ndërsa flakët favorizohen gjithnjë e më shumë nga era, duke u përhapur me shpejtësi. Situata në të dyja vendet ka sjellë reagimin e ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi, i cili përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, u shpreh se në terren janë angazhuar 42 trupa dhe 13 mjete të cilët pu punojnë për shuarjen e flakëve.