Disa zona të vendit ende janë nën kërcënimin e flakëve. Plot 19 vatra zjarri kanë qenë active gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes janë angazhuar 342 forca operacionale dhe 35 mjete zjarrfikëse për të shuar flakët që kanë përfshirë vendin.