Në serinë e denoncimeve e akuzave ndaj qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal këtë të hënë tek dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe abuzimet që sipas tij qeveria ka bërë me paratë e shqiptarëve. Për ish-kryeministrin, vendi do të kishte deri në 10 avionë Canadair, nëse paratë nuk shkonin për luks e afera.