Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar vatra të reja në zona të ndryshme. Në njësinë administrative Skënderbegas, flakët kanë përfshirë tashmë fshatin e fundit dhe kanë shkrumbuar plotësisht 6 fshatra. Fshati i shtatë është aktualisht nën zjarr, ndërsa një tjetër ndodhet në rrezik.