Një zjarr masiv ka përfshirë pjesën e malit pranë Kishës së Lacit në Kurbin, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të djegin bimësinë. Zjarri u ndez qëllimisht në rrugën që të drejton te Kisha e Lacit nga shtetasi me iniciale VH 41 vjec, i cili u identifikua dhe u arrestua nga policia. 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar, 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe 4 mjete zjarrfikëse nga Mbrojtja nga Zjarri Kamëz, Lezhë dhe Mirditë u mobilizuan menjëherë për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Situata paraqitet e vështirë, duke qenë se flakët,të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur ne shpejtësi.