Një zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në njërën prej sallave të seatoriumit të Korçës. Një 62-vjeçar I cili ishte duke marrë trajtim mjekësor, me maskën e oksigjenit vendosur ka tentuar të ndezë një cigare. Si rrjedhojë ka shpërthyer flaka, duke përfshirë sallën ku ndodhej pacienti. Fillimisht është bërë ndërhyrja e infermierëve të cilët kanë tentuar dhe bërë të mundur shuarjen e flakëve.