Disa vatra zjarri janë zhfaqur që në oret e para të mëngjesit në fshatin Lalm të njësisë administrative Kolsh në Lezhë dhe po vijojnë të përhapen. Deri më tani janë djegur pemë, shkurre dhe sipërfaqe pyjore. Vatra e zjarrit ndodhet larg në një sipërfaqe me shkurre dhe nuk ka rrezik për banesat. Zjarrfiksit që ndodhen në terren po punojnë për shuarjen e flakeve ose minimizimin e tyre.