Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 14:00, në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, 42-vjeçarja Kimete Mana, ka humbur jetën nga askfiksia. Viktima jetonte në shtëpi bashkë me të ëmën dhe motrën me dy fëmijët e saj. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.