Një vatër zjarri është shfaqur në Kodër Krastë të Elbasanit pak minuta më parë. Zjarri ka përfshirë bimësinë e ulët, por rrezikon edhe pishat. Zjarri u identifikua në zonen e quajtur "Vendi i mirë" ku besimtarët ndezin qirinj dhe mendohet se pikërisht ky ka qenë shkaku. Zjarrfikësit po ndërhyjnë me pompa krahu, pasi mjetet nuk arrijnë deri në zonën e flakëve. Krasta është djegur edhe më herët ku në vitin 2019 dhe 2020 dëmet kanë qenë të mëdha.