Edhe sot, sikurse në seancat e shkuara, opozita ka shkaktuar tensione në seancën parlamentare. Deputetët kanë mbledhur karriget grumbull tek foltorja e Kuvendit ndërsa kanë ndezur flakadanë dhe letra në parlament. Deputeti Flamur Noka i ka vënë flakën fletëve duke ndezur zjarr. Garda ndërhyri në kohë në mënyrë që kjo situatë të mos përshkallëzohej.