Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e së hënës në lagjen Sheq i Madh në Fier, në afërsi të ish fushës së mbetjeve urbane. Flakët e zjarrit janë përhapur duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha toke, duke u favorizuar dhe nga era e fortë, dhe duke rrezikuar kështu disa banesa si dhe një biznes në zonë.