Një zjarr i madh ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në lagjen Myq-Mamëz të Kukësit gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë punuar pandërprerë gjatë natës për të vënë flakët nën kontroll, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.