Një zjarr i madh përfshiu një lokal dasmash pranë fshatit Markatomaj, në autostradën Lezhë-Milot. Një vatër zjarri u shfaq në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, ku më pas flakët të favorizuara nga era e lehtë dhe temperaturat e larta u përhapën me shpejtësi dhe dolën jashtë kontrollit, duke iu afruar zonës së banuar, ku për pasojë u dogj pjesësisht lokali i dasmave.