Autoritetet serbe janë alarmuar paraditen e së mërkurës, pas të shtënave me armë të shoqëruara edhe nga një zjarr masiv në një tendë të vendosur përballë parlamentit. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje. Siç tregohet në këto pamje, një person është arrestuar, si autor i dyshuar i të shtënave me armë dhe i vendosjes së zjarrit nëpër tenda.