Top News/ Zjarr dhe furi, tërbohet Etna / Shatërvanë llave lart në qiell, shpërthim dramatik
05/07/2024 12:38

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur shatërvanë llave shpërthejnë në qiell ndërsa një shpërthim i ri i Etnës tronditi Italinë. Kolona e tymit dhe shkëmbinjtë e shkrirë mund të shiheshin të shpërthenin në qiell, që nga poshtë sipërfaqes së malit. Magma raportohet se është derdhur nga 700 metra lartësi, në zonën veriore të malit. Aktiviteti i vullkanit çoi në rrjedhën piroklastike, një ortek i turbullt i gazit të nxehtë dhe lëndës vullkanike, e cila u drejtua me tërbim drejt ujit. Klipi tronditës tregon edhe momentin kur copat e nxehta të shkëmbinjve hynë në Detin Tirren, duke dërguar një kolonë hiri në qiell. Rrjedha e shpejtë e llavës iu drejtua bregut të detit duke arritur deri në disa qindra metra larg tij. Llava, thuhet se ka nisur të rrjedhë përgjatë një carjeje të njohur si Sciara del Fuoco, që është edhe një atraksion turistik në ishull. Madje u fol edhe për një carje të re nën krater. E kjo sipas ekspertëve mund të nënkuptojë që shpërthimi i etnës do të zgjasë për disa ditë. Në gusht 2014, një shpërthim i ngjashëm zgjati për dhjetë ditë pa pushim. Për shkak të aktivitetit të Etnës, që sidoqoftë është reduktuar në mëngjes, dhe emetimit të hirit vullkanik në atmosferë, zyrtarët kanë vendosur të mbyllin aeroportin e katanias duke anuluar cdo fluturim në ardhje apo ikje. Operacionet e fluturimit do të nisen pas largimit të hirit vullkanik nga pistat, thanë autoritetet.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47