Udhëheqësit e kishave tradicionale të krishtere në Izrael dolën me një deklaratë të përbashkët ku dënojnë atë që e quajnë ‘zionisëm i krishterë’, që sipas tyre është një prej ideologjive që po shtyn Izraelin drejt shkatërrimit përmes keqorientimit, konfuzionit dhe gërryrjes së unitetit të vendit. Deklarata u mbështet nga kreu i katolikëve në ‘Tokën e Shenjtë’ dhe Patriarku i Kishës Ortodokse të Jeruzalemit.