Donald Trump urdhëroi uljen e flamujve amerikanë në gjysmë shtizë për tre ditë, në nder të amerikanëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Njoftimi erdhi ndërsa numri i viktimave të Covid-19 në SHBA po i afrohet shifrës 100 mijë dhe pason apelet e demokratëve për të ulur flamurin kur të arrihet kjo shifër. “Të ulen flamujt në të gjitha ndërtesat federale dhe monumentet kombëtare në gjysmë shtizë për tre ditët e ardhshme, në kujtim të amerikanëve që kemi humbur si pasojë e koronavirusit”, tha Trump në një postim në Twitter.