Gramshi u trondit pasditen e të martës, teksa një 15-vjeçar u godit me thikë në zemër duke humbur jetën, pas një konflikti mes të rinjsh, për një sherr të nisur në rrjetet sociale. Në shkollën ku mësonte adoleshenti Fatjon Bici, ambienti këtë të martë ishte i zymtë, me bankën e 15-vjeçait të boshatisur dhe fëmijët të veshur me të zeza dhe mësues të shokuar për një ngjarje që mund të ishte parandaluar.