Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e la të hapur mundësinë e futjes në listë edhe të disa prej deputetëve nga opozita parlamentare vjen një zhvillim surprizues. Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se Reme Lala aktualisht deputete e PDIU-s, i është bashkuar skuadrës garuese të 25 Prillit nën logon e socialistëve.