Një operacion i përbashkët shqiptaro-italian, coi në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili mashtronte qytetarët përmes shitjeve online, ndërsa deri më tani janë lëshuar 14 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për anëtarët e këtij grupi, që kishin role të ndryshme në këtë aktivitet ilegal. Në një konferencë për shtyp, SPAK dhe Prokuroria italiane në Pordenone dhanë detaje nga megaoperacion i kodur “Dream Earnings”.