KQZ vendosi mosregjistrimin e Lëvizjes “Bashkë” në zgjedhjet lokale të 14 majit, në mungesë të vendimit të gjykatës së Tiranës për regjistrimin si parti politike. Anëtarët e lëvizjes ‘Bashkë’ pretendojnë se gjyqtari Agron Zhukri qëllimisht po shkel afatet ligjore për njohjen e kësaj lëvizje si parti politike.