Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka reaguar sërish në lidhje me rregullatoren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin vetëm të valutës euro për pagesa në Kosovë. Hovenier është shprehur se nëse Uashingtoni do të kishte dijeni për miratimin e kësaj rregullorje që do ndalonte përdorimin e dinarit serb atëhere do të ishin të gatshëm për diskutime me Qeverinë e Kosovës për sfidat e një vendimi të tillë.