Një fëmijë 3-vjeçar është shpallur i humbur në Durrës prej disa ditësh. Raportohet se i mituri jetonte me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më pare në një aksident rrugor në afërsi të kthesës së Kamzës. Denoncimi në polici u bë nga nëna e të miturit, 22-vjeçarja Ille Gjuni e cila rrëfeu se të shtunën e morën prindërit e ish-bashkëshortit në takimin e përjavshëm por që prej asaj dite nuk e kthyen më.