Policia zbatoi urdhër arrestet e zyrtarëve të akuzuar nga SPAK në dosjen e inceneratorëve vetëm pjesërisht. Pëllumb Abeshi ka hyrë me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por policisë i mungon një nga ‘peshqit e mëdhenj’. Alqi Bllako, deputeti socialist nuk është ende në prangat e policisë. Urdhri për arrestimin e tij nuk është zbatuar edhe pse që në mesditën e së enjtes Gjykata Speciale Anti- Korrupsion miratoi kërkesën e SPAK.