Ervis Martinaj, një nga personazhet e bujshëm të krimit në Shqipëri, i akuzuar dhe kërkuar nga organet e drejtësisë rezulton i zhdukur. Kanë qenë familjarët e Martinajt që kanë depozituar në policinë e Lezhës një kallëzim për zhdukjen e tij. Konkretisht, kallëzimi është firmosur nga xhaxhai i Ervisit, Faik Martinaj, i cili është shprehur në polici se nuk ka kontaktuar me nipin prej 3 ditësh.