Rreth orës 13:40, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë ka marrë njoftim nga shtetasi P.N., banues në Rrubik, i cili ka informuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D.Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk është rikthyer në sipërfaqe. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë janë nisur në vendngjarje. Për të vazhduar kërkimet, do të ndërhyjë dhe ekipi i polumbarëve të RENEA-s. Grupi hetimor është prezent në vend dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.