Një avion i vogël me 22 persona në bord, që po fluturonte mbi një zonë turistike malore në Nepal, u zhduk papritur nga radarët, duke ngritur në këmbë autoritetet e këtij vendi. Avioni i Tara Airlines ishte parashikuar të kryente një fluturim 15-minutës në qytetin malor të Jomsomit, dhe u nis nga qyteti turistik Pokhara, 200 kilometra në lindje të Katmandusë. Avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit pak minuta pas nisjes.