Një djalë i mitur nga Postriba në Shkodër ka humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh. Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se 15 vjeçari është nisur në mëngjes për në shkollë, por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur. Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës.