Sali Berisha uroi qytetarët nga Elbasani për Ditën e Verës, festa tradicionale e këtij qytetit. Kreu i Partisë Demokratike tha se kjo ditë simbolizon ndryshimin dhe më pas foli për 11 majin. Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që me 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjer në palcë. Dhe unë sot nga Elbasani dua t’u premtoj shqiptarëve kudo që janë se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë, do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme,ata që janë. Do të thotë se do jenë një minimum jetik prej 200 eurosh.