Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate të anëtarit të Kryesisë Eno Bozdo, ka denoncuar Autoritetin Rrugor Shqiptar, për atë që e konsideron si një aferë korruptive, për rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier Vlorë. Sipas Bozdos, ARSH ka zgjedhur ofertën e katërt dhe jo më të mirën, me një diferencë prej rreth 2 milionë eurosh. Lidhur me këtë, Bozdo ngre disa pyetje ppër ARRSH.