Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi këtë të shtunë kryepeshkopin e ri. Në ceremoninë e organizuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit, pasuesi i kryepeshkopit Anastas u zgjodh Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani. Fronizimi i Kryepeshkopit të ri do të mbahet ditën e shtunë më 29 mars në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë.