Ish-moderatorja Oriela Nebiaj ka reaguar për herë të parë, për vendimin e saj për të pranuar mandatin e deputetës, me dorëheqjen e Grida Dumës. Në një postim në rrjetet sociale, Nebiaj shkruan se është një privilegj i madh që të përfaqësojë ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e 25 prillit 2021.