Gjyqtarja e e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Emona Muçi u shpall fituese e garës për anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqsor për pesë vitet e ardhshme. Muçi kandidoi përballë gjyqtares Irida Kacerja dhe arriti të merrte plot 133 vota, duke lënë pas kolegen e saj me 92 vota. Nga radhët e gjyqtarëve të apelit, mandati 5 vjecar i përfundon Brikena Ukperaj, e cili mori detyrën në dhjetor të vitit 2018.