Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës ka hyrë në një fazë të avancuar, për të mundësuar hapjen e korsive të treta nga të dyja anët e saj para sezonit turistik, kur ky segment rëndohet nga trafiku i automjeteve. Kryeministri Edi Rama ndau këtë të mërkurë pamjet nga kantieret e hapura për zgjerimin e rrugës.