Partia Socialiste dhe Partia Demokratike konfirmuan këtë të enjte edhe nga foltorja e Kuvendit se janë larg arritjes së marrëveshjes për mënyrën se si duhet të ndryshohet kodi zgjedhor. Socialistët thanë përmes Damian Gjiknurit se e kanë gati draftin dhe ftuan opozitën që ta votojnë para se të marrin pushimet verore.