Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë të mërkurën padinë e Partisë Socialiste kundër Komisionit Rregullator të KQZ-së, që nuk mori vendim në lidhje me afatet proceduriale për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Himarës. Padia u depozitua në Gjykatën Administrative nga ana e socialistëve pas vendimarrjes së Komisionit Rregullator.