Pasi mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare këtë të hënë Partia Laburiste e qendrës së majtë e Norvegjisë do të formojë qeverinë e re. Teksa pjesa vendimmtare e votave janë numëruar tashmë Partia Laburiste, e udhëhequr nga Jonas Gahr Store, mori 26.4 për qind të votave, ndërsa Konservatorët, të udhëhequr nga kryeministrja Erna Solberg, morën vetëm 20.5 për qind. Këto zgjedhje arritën të largonin nga pushteti pas 8 vitesh qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministres Erna Solberg.