Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e së dielës e shoqëruar nga familja e saj. Në një prononcim për mediat, Mersini u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Vlorës dhe të ardhmen e tyre si dhe tha se është e kënaqur me pjesëmarrjen deri tani.