Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se procesi i zgjedhjeve në veri do të përcaktohet ditët në vijim dhe se udhëzimi administrativ që mundëson peticion për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit. Ai nuk dha më shumë detaje por tha se puna po vazhdon. Krasniqi: Nuk mund të flas për udhëzimin që mundëson peticionin e "Deri tash gjithçka është në rregull, grupi punues ka pasur dy takime. Dhe unë nuk mund të diskutojë mbi një udhëzim administrativ të cilin ende nuk e kemi për konsultim publike dhe unë ende nuk mund të jap asnjë detaj shtesë"