Top News – Zgjedhjet në SHBA/ vazhdon numërimi i votave
05/11/2020 12:27

Donald Trump dhe Joe Biden, pretendojnë secili se kryeson në zgjedhjet presidenciale edhe pse rezultati përfundimtar është i paqartë dhe të dyja palët po ashtu kanë ndërmarrë veprime ligjore. Fushata e presidentit Trump po sfidon numërimin e votave në shtetet kyçe të Uiskonsinit, Xhorxhias, Pensilvanisë dhe Micciganit. BBC parashikon që Biden e ka fituar michiganin. Mediat amerikane parashikojnë se ai ka marrë Uiskonsinin. Asnjë rezultat ndërkohë nuk është shfaqur në Pensilvani. Fitimi i të tre këtyre shteteve do ti jepte Bidenit fitoren. Kandidati demokrat, nuk deklaroi në fakt se kishte fituar, por tha se kishte besim se ai po shkonte drejt mundjes së rivalit të tij republikan. “Kur numërimi të përfundojë, ne besojmë se ne do të jemi fitimtarë. Unë do të qeveris si një president amerikan. Presidenca në vetvete nuk është një institucion partiak”, tha Biden. Biden, ka 253 vota të kolegjit elektoral, çka i jep atij avantazh në garën për të mbledhur 270 votat elektorale që nevojiten për të fituar shtëpinë e bardhë. Ndërsa Trump ka 213. Në zgjedhjet në SHBA, votuesit vendosin garën në nivel shteti dhe jo në atë kombëtar. Cdo shtet, ka një numër të caktuar votash të kolegjit elektoral, bazuar pjesërisht në numrin e popullatës, me një total prej 538 votash elektorale në lojë.

Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
Top Channel/ Obama: “Alienët ekzistojnë, por nuk mbahen në Zonën 51”!
16/02 12:04
Top News – Arrestohet ish-ministri i energjisë / Po largohej nga Ukraina, dyshime për ryshfet
16/02 12:01
Top News – Alienët nuk na kanë kontaktuar / Obama: Ata ekzistojnë por nuk ka prova
16/02 11:58
Top News – Irani, marrëveshje me SHBA-në / Energjia, minierat dhe avionët janë ‘në tryezë’
16/02 11:43
Top News – Raketa bërthamore në kufi të BE / Putin po i vendos në Bjellorusi, duhet ‘vëmendje’
16/02 11:22
Top News – Vetëm 40 persona do zbresin në breg / Vendosen kufizime në Kapri, frena turizmit masiv
16/02 11:21
Top News – Orteku nxjerr trenin nga shinat / 80 pasagjerë në bord, mision dramatik shpëtimi
16/02 11:18
Top News – NATO, sulme ajrore thellë në Rusi / Ua çojmë luftën në shtëpi nëse Putin godet Baltikun
16/02 11:14
Top Channel/ Italia ia thotë “boll” turizmit masiv: Vendosen kufizime në Kapri!
16/02 11:14
Top Channel/ Rubio “elozhe” Serbisë: Të përkushtuar të forcojmë lidhjet mes dy vendeve!
16/02 11:13
Top News – Një klloun dhe një diktator! Obama shpërthen kundër Trumpit pas videos me majmunë
16/02 09:46
Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ BE “replikon” me SHBA/ Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi
15/02 15:01
Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
DIGITALB DIGITALB