Top News/ Zgjedhjet në Serbi nuk ishin të lira / Parlamenti Evropian harton rezolutën
06/02/2024 14:51

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë hartuar një rezolutë lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Serbi që nga shumë vëzhgues janë gjykuar si të parregullta. Në këtë draft-rezolutë thuhet se zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor nuk mund të konsiderohen të lira dhe të drejta. “Parlamenti Evropian ndjen keqardhje që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit 2023, kanë devijuar nga standardet ndërkombëtare dhe angazhimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak të keqpërdorimit të vazhdueshëm dhe sistematik të institucioneve dhe mediave nga zyrtarët për të fituar një avantazh të padrejtë dhe të pajustifikuar”, thuhet në fillim të draftit. “Këto zgjedhje nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme, jemi të alarmuar nga shkalla e përhapur dhe sistematike e manipulimit që kërcënoi integritetin e zgjedhjeve në Serbi”. Parlamenti Evropian i bën thirrje Komisionit Evropian që të dërgojë një mision ekspertësh në Serbi, që mund të përfshijë edhe ekspertë të OSBE-së, Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Evropës, për të bërë një vlerësim të situatës, përfshirë zhvillimet pas zgjedhjeve. Kjo sipas tyre duhet të bëhet për të siguruar parakushte për nisjen e një dialogu social të domosdoshëm që do të çonte në rikthimin e besimit publik në institucione.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07