Për të mësuar fituesit në zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashkitë e vendit, që u mbajtën këtë të diel, KQZ ka dhënë si afat mesditën e së hënës. Megjithatë, të dhënat paraprake nga KQZ tregojnë se në tre nga pesë bashkitë në fjalë, bojkoti ka qenë fituesi real.