Qendrat e votimit në Malin e Zi janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit, me procesin që do të zgjatet deri në tetë të mbrëmjes ndërsa zhvillohet mes masash të shtuara për shkak të pandemisë. Kryetari I bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kandidat për deputet në Listën Shqiptare, e hodhi votën e tij në mëngjes, duke thënë se sapo kishte kryer detyrimin e tij qytetar e duke I ftuar të gjithë të dalin në votime.