Përmes një postimi në platformën X, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit. “Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani në X.